×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohet një person në Prishtinë, mori kredi me dokumente të falsifikuara

    Insajderi
    27 June 2023 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar sot pasi dyshohet se gjatë procedurave të kredi-marrjes, ka paraqitur dokumente të falsifikuara, siç janë letërnjoftimi, patent-shoferi, gjendja e llogarisë bankare, kontrata e punës dhe qirasë.

    Sipas Policisë, i dyshuari ka arritur të marrë aprovimin për kredi në shumën prej 71,250 euro. I dyshuari pasi që i është aprovuar lizingu nga institucioni bankar, i njëjti e kishte në posedim veturën BMË X7 të cilën e kishte pranuar me lizing për shumën e lartcekur. Pasi është bërë identifikimi i të dyshuarit, nga zyrtarët e institucionit bankar, vetura i është marrë personit të dyshuar.

    Sh.Sh., i lindur më 1987, me aktvendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

    Njoftimi i plotë:

    Arrestohet një i dyshuar për ‘falsifikim të dokumenteve’  dhe ‘mashtrim’

    Prishtinë, më 27 qershor 2023

    Hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë trajtuar një informatë lidhur me një person i cili dyshohet të ketë aplikuar për kredi-lizing në një bankë me dokumente të falsifikuara.

    Gjatë veprimeve hetimore, janë siguruar dëshmi se i dyshuari Sh.Sh., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar),  gjatë procedurave të kredi-marrjes, ka paraqitur dokumente si: letërnjoftimin, patentë-shoferi, gjendjen e llogarisë bankare, kontratën e punës dhe kontratën e qirasë,  të cilat dokumente është vërtetuar se janë të falsifikuara.

    I dyshuari ka arritur të marrë aprovimin për kredi në shumën prej 71,250 €uro. I dyshuari pasi që i është aprovuar lizingu nga institucioni bankar, i njëjti e kishte në posedim veturën BMË X7 të cilën e kishte pranuar me lizing për shumën e lartcekur. Pasi është bërë identifikimi i të dyshuarit, nga zyrtarët e institucionit bankar, vetura i është marrë personit të dyshuar.

    Sot, më 27.06.2023 është arritur të arrestohet ky person i cili më pastaj është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës dhe ndaj tij është iniciuar rasti karshi veprave penale: ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’.  I dyshuari  me aktvendim të prokurorit kujdestar dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark