×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet një person pasi dha fajde 5000 euro e kërkoi t’i kthehen 15 mijë euro

    Insajderi
    20 January 2024 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është arrestuar në Pejë, pasi pasi dyshohet se ka dhënë para me fajde rreth pesë mijë euro, ku më pas ka kërkuar t’i kthehen 15 mijë euro.

    Sipas njoftimit të raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari është liruar.

    “Rr. Nënë Tereza, Pejë 19.01.2024 – 19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kohë më parë i kishte dhënë para me fajde rreth 5000 € viktimës mashkull kosovar, ku më pas ka kërkuar ti kthehen 15000 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njoftoj policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark