Insajderi
Botë

Arrestohet oficeri që sulmoi hotelin ku qëndronte Erdogani

Insajderi
21 July 2016 - 20:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia turke ka arrestuar sot oficerin Ali Saribey, njëri prej pjesëmarrësve në sulmin ndaj hotelit ku po qëndronte presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë tentativës së të premtes për grusht shteti.

Agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency” raporton se personi në fjalë u ndalua gjatë një kontrolli policor pranë qytetit Mugla. Mësohet se Saribey ka qenë i veshur me uniformë ushtarake dhe ka pasur me vete armë gjatë momentit të arrestimit.

Po sot dolën përballë gjykatës ushtarët të cilët morën pjesë në përpjekjen për grusht shteti. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark