Policia e Kosovës në Gjakovë ka arritur të arrestojë një person që dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm seksual” ndaj një të mitureje.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Gazetën Insajderi ka konfirmuar se viktima është e mitur.
“Rasti ka ndodhur në korrik të vitit 2021, viktima është e mitur ndërsa personi i ndaluar me vendim të prokurorit është i moshës madhore”, ka thënë Elezaj.
Siç bën të ditur policia, rasti ka ndodhur në korrik të vitit 2021 në rrugën “Martin Camaj”, kurse ditën e djeshme, më 29 tetor 2022 policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull.
“Në lidhje me rastin me datë 29.10.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.