×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Arrestohet presidenti i klubit të njohur të Serie A

    Insajderi
    06 December 2021 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero raportohet se është arrestuar për krime të dyshuara financiare që nuk e përfshijnë klubin.

    Sipas asaj që raporton “Ansa”, Ferrero është dërguar në burg mëngjesin e sotëm, ndërsa pesë persona të tjerë janë vënë në arrest shtëpiak.

    Guardia di Finanza arrestoi Ferreron për krime të dyshuara korporative dhe falimentim në një hetim të kryer nga Prokurori Publik Paola në rajonin e Kalabrisë.

    Ferrero dy ditë më parë ka dhënë një intervistë për gazetën La Repubblica, duke thënë se është ‘i lodhur’ dhe po kërkon investitorë që mund ta blejnë klubin.

    “Pas tetë vitesh sakrificë, pasion, punë të palodhur, por edhe sulme e akuza personale, filloj të lodhem”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark