×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet pronari i restorantit “Ora” në Podujevë

    Insajderi
    26 September 2022 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Restoranti “Ora” në Podujevë raportohet të jetë mbyllur. Aty po dyshohet se pesë persona nga një familje janë helmuar për shkak konsumimit të ushqimit. Pasi informimit të Policisë dhe Agjencisë së Ushqimit bëhet me dije se pronari, Ditar Hoti është arrestuar.

    Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se Ditar Hoti ka rënë në prangat e Policisë dhe pas intervistimit, ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

    Video

    Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin si “Prodhimi dhe vënia ne qarkullim e artikujve te dëmshëm ushqimorë”, teksa ekzaminimet po kryhen nga inspektorët e AUV-it.

    Personat dyshohet se u helmuan në një aheng familjar që ishte mbajtur në këtë restorant. Në mesin e viktimave, Sinjali mëson se janë edhe dy fëmijë.

    Të njëjtit kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF-në e Podujevës, e më pas janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare, thonë burimet.

    Në anën tjetër edhe Policia është vënë në dijeni për detajet e para që dihen mbi atë që ka ndodhur.

    Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje nga drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu por i njëjtit deri tani nuk është përgjigjur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark