×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohet zyrtari i Shërbimit Korrektues, dyshohet për marrje ryshfeti

    Insajderi
    19 May 2023 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është arrestuar një zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimet për korrupsion.

    Policia, në një komunikatë për mediat, ka bërë të ditur se i dyshuari ka kërkuar të holla nga një i dënuar për t’ia mundësuar faljen e dënimit të mbetur.

    Për këtë ‘favor’, ai i ka kërkuar 2,500 euro, dhe pas kontrollit të policisë, të dyshuarit i është gjetur gjysma e parave në veturën e tij, në vlerë 1,300 euro.

    “Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Mitrovicë Jugu, pas pranimit të një informacioni, nën dyshimin se një person nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në Qendrën e Paraburgimit ne Mitrovicë Jugu, ka kërkuar të holla nga një i dënuar, kanë filluar ta trajtojnë rastin në aspektin policor. I dyshuari, Sh.H., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar), dyshohet se nga një i dënuar që ishte në vuajtje të dënimit, për t’i mundësuar të njëjtit ‘faljen e një pjesës të mbetur të dënimit’, si shpërblim i ka kërkuar 2500 euro. I dyshuari gjysmën e kësaj shume e kishte kërkuar tani dhe gjysmën tjetër ‘kur të përfundon punën’”, thuhet në komunikatë.

    Policia, njofton se duke zbatuar masat e fshehta të hetimit, më 19.05.2023, në ora 18:55, në parkimin e një pike të derivateve në Mitrovicë, ka ndalur një veturë dhe gjatë kontrollit nën ulësen e saj, në një sirtar të vogël, ka gjetur 1,300 euro të cilat ishin të shënjestruara për hetimin e fshehtë.

    “I dyshuari është arrestuar, ndaj tij është iniciuar rasti ‘marrja e ryshfetit’, ai është intervistuar në prani të avokatit të tij dhe më pas, me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në fund.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark