×
  • Sport
  • Sport

    Arrihet marrëveshja për meçin epik mes Mayweather dhe yllit të YouTube

    Insajderi
    28 April 2021 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kampioni i botës, Floyd Mayweather dhe ‘youtuberi’ Logan Paul do të përballen në një meç ekzibicioni këtë verë, transmeton Insporti.

    Meçi u konfirmuar nga vetë Mayweather në rrjetin social Instagram.

    “Mayweather Promotions, Fanmio dhe Showtime Boxing janë bashkuar për ta sjellë një ngjarje epike”, shkroi 44-vjeçari Mayweather, i cili zotëron një rekord prej 50 fitoreve dhe asnjë humbjeje.

    Hera e fundit kur kampioni i botës në pesë kategori të ndryshme bëri luftë profesionale ishte gushti i vitit 2017, kur e mposhti kampionin e UFC-së Conor McGregorin, në ndeshjen e tij debutuese në boks”.

    Ndryshe, meçi do të zhvillohet më 6 qershor në stadiumin Hard Rock në Miami të Shteteve të Bashkuara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark