×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Arrihet marrëveshje që pengjeve izraelite t’u dërgohen ilaçe

    Insajderi
    16 January 2024 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katari njoftoi se ndërmjetësoi një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për dërgimin e ilaçeve për pengjet izraelite në Gaza.

    Kjo në këmbim të dërgimit të ilaçeve dhe ndihmave humanitare për civilët në zonat më të prekura të enklavës.

    Këtë e bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit, të martën përmes një postimi në X.

    Në deklaratë thuhet se marrëveshja u arrit në bashkëpunim me Francën, raporton CNN.

    Aty gjithashtu u tha se medikamentet dhe ndihmat do të nisen nga Doha nesër për në qytetin Al-Arish në Republikën simotër Arabe të Egjiptit, në bordin e dy avionëve të Forcave të Armatosura të Katarit, në përgatitje për transportin e tyre në Rripin e Gazës.

    Është e paqartë se kur pritet që ilaçi të arrijë në Gaza.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark