Insajderi
Lajme

Varrimi i Armelës dhe Dijamantit bëhet të martën në Kosovë

Insajderi
24 July 2016 - 19:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kosovarët e vrarë në Munih në sulmin me armë nga i riu 18 vjeçar, Ali Songoly, do të varrosen të martën në Kosovë.

Naim Zabërgja ka thënë se varrimi i Dijamantit do të bëhet të martën rreth orës 14:00 në fshatin Ropicë të Komunës së Vushtrrisë.

Edhe familjarët e viktimës Armela Segashi nga Podujeva kanë thënë se prindërit e të ndjerës do të kthehen nga Munihu nesër në mëngjes, ndërsa trupat e të rinjve të vdekur do të kthehen pasdite. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark