×
Insajderi

Arrin kufoma e Bedri Rexhepit, miq e familjarë nisen për t’i dhënë lamtumirën e fundit 

Insajderi
20 October 2022 - 12:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Kufoma e biznesmenit Bedri Rexhepi ka arritur pranë familjarëve të tij në Shtime.

Rexhepi, i cili pas një viti që ishte raportuar i zhdukur u gjetë i vrarë në një mal në Novobërd. Ai do të varroset sot në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Shtime.

Familjarë e miq janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe kanë hapur dyert për pritjen e ngushëllimeve, shkruan Insajderi.

Rexhepi dyshohet se është vrarë për shkak të një shumë prej 30 mijë eurosh, nga tashmë të akuzuarit Jeton dhe Nexhat Vallasaliu.

Ndaj tyre është ngritur aktakuza, pasi më 30 shtator Prokuroria Themelore në Prishtinë bashkë më policinë dhe organet tjera ka gjetur mbetjet mortore të dekompozuara, e që u konstatua se i përkasin Rexhepit. /Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark