×
  • Sport
  • Sport

    Arritje e madhe për futbollin kosovar: Fituesi i Kupës së Kosovës edicionin e ardhshëm luan në kualifikimet e Evropa Ligës

    Insajderi
    23 August 2023 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fituesi i Kupës së Kosovës sezonin e ardhshëm do të garojë në kualifikime të Evropa Ligës.

    Kjo do të thotë se kampioni i Superligës dhe fituesi i Kupës do t’i kenë dy mundësi në Evropë.

    Fituesi i Superligës nëse eliminohet në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve, shkon në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

    Fituesi i Kupës nëse eliminohet në rrethin e parë të Ligës së Evropës shkon në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

    Madje, nënkampioni i Kosovës do të garojë direkt në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, kurse vendi i tretë në raundin e parë kualifikues.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark