19:35 - 11 Shkurt 2016

Skuadra nga Londra, Arsenali, janë të lidhur ngushtë me transferimin e futbollistit të ri francez Vincent Koziello, gjatë kësaj vere, njofton Calciomercato, raporton Insajderi.

20 vjeçari ka bërë paraqitje shumë të mira me skuadrën e OGC Nice këtë sezon, madje është krahasuar me ish futbollistin legjendar të Barcelonës, Xavi Hernandez, për fizikun dhe aftësitë mahnitëse në pasim që ka shfaqur Koziello.

Me Rosickyn, Flaminin dhe Artetan që pritet të largohen nga “topçinjtë’ ne këtë fund të sezonit, Wenger kërkon një mesfushor që të plotësojë përbërjen e skuadrës.

Për mesfushorin e talentuar interesim kanë shfaqur edhe gjigantët italian, Milan dhe Juventus.