×
  • Sport
  • Sport

    Arsenal e shkel Evertonin – Xhaka me një tjetër paraqitje impresive

    Insajderi
    01 March 2023 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arsenali e mbylli në epërsi të dyfishtë pjesën e parë të sfidës ndaj Evertonit në kuadër të javës së 25-të të Premier League-s.

    “Topçijtë” realizuan dy herë brenda 6 minutash, fillimisht me Sakanë (minuta e 40-të), që shfrytëzoi pasimin e Zinchenkos.

    Sapo nisi koha shtesë e këtij fraksioni, Martinelli dyfishoi shifrat, pas asistit të marrë nga autori i golit të parë Saka. Arsenali e “vrau” përfundimisht ndeshjen me golin e 3-0 që u shënua nga Odegaard në minutën e 71-të.

    10 minuta më vonë, londinezët realizuan golin e katërt me autor Martinellin, për të cilin ishte i dyti personal.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark