×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Arsenali forcon pozitën e katërt me fitoren ndaj Leeds – kështu u vlerësua Xhaka

    Insajderi
    08 May 2022 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arsenali ka marrë pikë të plota përballë Leeds United (2-1) në ndeshjen e Ligës Premier që u zhvillua në Emirates Stadium.

    Topçinjtë krijuan epërsi të dyfishtë në fraksionin e parë, ndërsa Eddie Nketiah ishte autor i të dy golave (5’ dhe 10’).

    Në minutën e 27-të gjërat u përkeqësuan për mysafirët, sepse mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Luke Ayling me karton të kuq.

    Vizitorët ia dolën ta ngushtojnë rezultatin në gjysmën e dytë me golin e Diego Llorente (66’).

    Në këtë takim për 90 minuta luajti edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili u vlerësua me notën 7.7 – duke qenë i treti më i miri në fushë, shkruan Insajderi.

    Me këtë fitore, Arsenali mban vendin e katërt me 66 pikë, katër më shumë se Tottenham Hotspur dhe një më pak se Chelsea që ndodhet në vend të tretë.

    Leeds United qëndron në zonën e rrezikut për të rënë nga liga me pikë të barabarta me Burnleyn (një vend më lartë) dhe një pikë prapa Evertonit (dy pozita më lartë)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark