×
  • Lajme
  • Lajme

    “Arsenali” i të arrestuarve në Vetëvendosje

    Insajderi
    30 August 2016 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dërguar një komunikatë katër rreshta por me tri fotografi të ndryshme, për të cilën thotë se e ka bërë pas kërkesës së disa mediumeve në Kosovë.

    Në këto fotografi shihet një “arsenal” i tërë armësh dhe mjetesh të tjera të cilat sipas Policisë janë gjetur nga aksioni i Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë, ku edhe janë arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nën dyshimet se kanë kryer vepër terroriste.

    “Sipas kërkesës se disa mediumeve dhe gazetarëve që morën pjesë gjatë konferencës për media sot, për posedimin e disa fotove të dëshmive të sekuestruara gjatë aksionit të Policisë ne bashkëpunim me  Prokurorinë, po ua përcjellim ne vazhdim disa nga fotot si ne vijim, përderisa detajet tjera i keni marrë si nga Komunikata e përbashkët edhe gjatë konferencës për media”, thuhet në komunikatën e Policisë.

    arsenali arsenali1 arsenali2

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark