×
  • Lajme
  • Lajme

    Arsyeja që i bëri bashkë Kadri Veselin e Albin Kurtin

    Insajderi
    28 November 2018 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrallë herë ka ndodhur që lideri i PDK-së, Kadri Veseli e ai i VV-së, Albin Kurti të jenë së bashku në ndonjë ngjarje jashtë Kuvendit.

    Por një gjë e tillë ka ndodhur sot me rastin e festës së 28 Nëntorit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Pikërisht me këtë ditë organizata “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Prizrenit, ndanë çelësat e 28 shtëpive për familjet në nevojë.

    E në ceremoninë e ndarjes së shtëpive për këto familje, prezentë ishin edhe Veseli dhe Kurti.

    Një gjë të tillë ata e kanë konfirmuar edhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

    Në facebook kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Halil Kastrati me shoqatën e tij, po bën punë të madhe duke iu ndihmuar njerëzve.

    “Ndarja e 28 shtëpive në Prizren, në Festën e 28 Nëntorit, jep mesazhin e afrimit dhe bashkimit më të madh të qytetarëve me njëri-tjetrin. Respekt për bamirësin Halil Kastrati dhe shoqatën që ai udhëheq, i cili me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe me një punë të palodhshme po ndihmon qytetarët në nevojë”, shkroi Veseli.

    Lajm të mirë këtë e cilësoi edhe Albin Kurti. Por ai në facebook shkroi se 20 nga këto shtëpi, i ka financuar Komuna e Prizrenit.

    Kurti ka postuar edhe një video nga kjo ceremoni.

    https://www.facebook.com/albini2017/videos/1849466465170325/?t=1

    “Komuna e Prizrenit së bashku me shoqatën “Jetimët e Ballkanit” ndërton 28 shtëpi për familjet me nevoje. 20 nga to janë ndërtuar me financim te Komunës së Prizrenit”, ka shkruar Kurti.

    Prezencën e politikanëve në këtë ceremoni e ka kritikuar analisti politik, Ismet Kryeziu.

    Ai ka thënë se një gjë e tillë është nënçmim për këto familje, të cilat mund të ndihen të stigmatizuara. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark