×
  • Showbiz
  • Show

    Arta Bajrami: Këngëtarët te ne janë të njëjtë, vetëm në fytyrë dallojnë

    Insajderi
    14 November 2022 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami ka një karrierë të suksesshme muzikore dhe mbetet e angazhuar duke sjell projekte të reja që priten mirë nga publiku.

    Ndonëse është e njohur për stilin e veçantë, Arta së fundmi u shpreh se nuk e mendon të njëjtën gjë edhe për një pjesë të mirë të artistëve sot.

    E ftuar në emisionin “Keniv”, Arta tha se muzika që po kultivohet në vendin tonë i duket e njëjtë, por se ajo mendon që artistë duhet të dallojnë nga njëri-tjetri.

    Sipas saj, tani është më e lehtë dhe se me pak para po realizohet një këngë me klip dhe lansohet në treg.

    “Përderisa publiku i dëgjon dhe pëlqen do të thotë janë në rregull, unë nuk mund të them që muzika që po bëhet nuk është e mirë, po vetëm se më duket se janë si njëjtë, kjo më pengon kam qejf artisti me u dallu prej artistit, sepse po e këndojnë një zhanër, duhet me pas filtrim, kjo ndodhë se nuk ka rregull dhe ligj, këtu me pak para e bën një klip, një tekst, një muzikë dhe del në YouTube, duhet me pas kontrata me kompani muzikore, artistët dallojnë vetëm në fytyrë, veshje, por edhe klipet si të njëjta i bëjnë, duhet me pas ndryshim dhe ndoshta kishin qenë 3-4 këngëtar, por do ishin top”, u shpreh Arta ndër tjera.

    Ndërkohë, kujtojmë që pak ditë më parë, Arta ka sjellur një tjetër projekt të ri muzikor.

    Kënga mban titullin “Ai nuk ka faj” të cilën e solli bashkë videoklip dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 100 mijë klikime në kanalin e saj zyrtar në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark