Granit Xhaka pësoi një dëmtim i cili u duk i rëndë në ndeshjen e sotme përballë Tottneham. Pas ndeshjes trajneri i “topçinjve” ka folur dhe është shprehur mjaft i shqetësuar.
“Ne duhej të mendonim (Nëse Xhaka do ishte titullar). Kishim opsione të ndryshme të luajmë ndaj tyre. E kuptoj se shumë njerëz thonë ‘ke fituar dy ndeshjet e fundit, pse po ndryshon”.
“E bëmë më vëmendjen në kohën e duhur që të nisim ndeshjen dhe të kemi opsione tjera, gjithashtu ta zëvendësojmë. Fatkeqsisht ai u lëndua. Jam shumë i shqetësuar sepse nuk dukej shumë pozitiv për momentin”.
Shumë shpejtë do qartësohet dëmtimi i Xhakës dhe për sa kohë do jetë jashtë fushës.