Mesfushori i Arsenalit, Martin Odegaard do të shpallet së shpejti si kapiteni i ri i Topçinjve. Ky informacion raportohet nga Sport Bible.
Kujtojmë se pas largimit nga skuadra e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang, Bukayo Saka u bë përkohësisht kapiten i Arsenalit. Megjithatë, trajneri Mikel Arteta ka vendosur të emërojë një kapiten të ri, i cili së shpejti do të jetë Odegaard.
Topçinjtë përfunduan transferimin e tij në mënyrë të plotë vetëm verën e kaluar nga Real Madrid.