×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Arti i Sislej Xhafës prezantohet sonte në Spanjë

    Insajderi
    22 August 2023 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Blue blossom” një vepër e re artistike nga Sislej Xhafa, e krijuar si rezultat i rezidencës së tij artistike në Mallorca, program i Galerisë “Continua”, do të shfaqet sonte në “La Residenca – A Belmond Hotel” në Spanjë.

    Në vend të një ekrani, poshtë logos së ATM-ve, ka një fole zogjsh. Një ekuilibër midis natyrës dhe kulturës bëhet thellësisht i dukshëm si një fole familjare, që përfaqëson sigurinë, kujdesin dhe vlerën. Për më tepër, instalacioni eksploron migrimin përmes zogjve si një simbol i lirisë, aventurës dhe dëshirës për të kërkuar përvoja të reja.

    Qëllimi i artistit është të krijojë një vepër që ngre pyetje dhe inkurajon mendimin kritik për çështje si ndryshimi i klimës dhe ndikimi njerëzor në mjedis.

    Xhafa njihet për hulumtimin e tij artistik në realitetet sociale, ekonomike dhe politike të lidhura me kompleksitetet e ndryshme të shoqërisë moderne. Duke praktikuar në mënyrë indiferente një gamë të gjerë mediash, nga skulptura te vizatimi, nga performanca te fotografia, Xhafa po vazhdon parreshtur të prezantojë plot dinjitet artin kosovar nëpër botë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark