×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Artistët nga Kosova 10-orë paraburgim në Shqipëri, policia i ngatërroi me kriminelë

    Insajderi
    06 February 2024 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e djeshme një grup artistësh kosovar janë arrestuar nga policia shqiptare nën dyshimet se ishin trafikant të materialeve eksploduese gjegjësisht tritol.

    Grupi, më datë 4 nga Italia kishin shkuar në Shqipëri dhe në momentin e arrestimit ishin rrugës për Kosovë.

    Të njëjtët janë mbajtur në Komisariat për 10 orë.

    “Kemi qenë në terr të plotë informativ. Nuk na e komunikonin pretekstin e ‘shoqërimit’. Por pastaj e kuptuam që duan të na lidhin me atë grupin e Gjilanit që u kap me tritol. Nuk donin t’i shihnin biletat e avionit, ku kuptohej që ne sa ishim kthyer nga Italia. Ata thjesht synonin që në konferencën për media të paralajmërojnë me pompozitet që ‘kanë qenë efikas’ dhe se kanë kapur tërë grupin e ‘kontrabandistëve kosovarë’. Prandaj na shantazhonin e na kërcënonin”, ka deklaruar njëri nga anëtarët e grupit.

    Ata kanë qëndruar në oborrin e Komisariatit të Kukësit për rreth tri orë, e më pas u dërguan në Tiranë.

    Sipas dëshmisë së njërit prej anëtarëve të grupit, ata kanë qëndruar në Komisariat me eksponentë të botës së krimit dhe janë trajtuar si kriminelë.

    “Aty mandej na kanë përplasë në dhoma me të ndaluar të tjerë, në kushte të tmerrshme higjienike e në të ftoftë ekstrem”, ka thënë ai.

    “Pamja e përgjithshme e Policisë së Shqipërisë është ajo e një ngrehine dhune të normatizuar. Gjatë këtyre rreth dhjetë orëve kemi qenë pre e një terrori sistematik, kemi qenë të sulmuar fizikisht e psikikisht nga vagabondë të veshur në uniforma policore. Për një kohë kaq të shkurtër disaorëshe kemi parë e ndeshur një botë njerëzish që objektiv të parë kanë poshtërimin e uljen e dinjitetit të tjetrit; Që gjuhen seksiste, dhunën psikike, shakatë pa kripë e kërcënimet i kanë kryefjalë të punës e sjelljeve të tyre. Ne thjesht ndihemi të turpëruar për sjelljet dhe veprat e tyre”, shkruhet në njoftimin e lëshuar pas lirimit nga Policia ku kanë qëndruar rreth 10 orë. Në njoftim përmenden edhe raste kur disa zyrtarë policorë janë sjellë tejet normal, shkruan EuroNews, transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark