16:28 - 29 Nëntor 2022

Skulptura “këmbëkryq” e trimit, Faik Rexhepit e cila ditën e djeshme u vendos në sheshin e Prishtinës. Është kritikuar nga shumë artist, ndër ta edhe artisti, Alaudin Murturi.

Murturi përmes një reagimi në Facebook, ka kritikuar skulptoren për mënyrën e ndërtimit të skulpturës.

Ai është shprehur se “Assesi nuk po mundem ta kuptoj si dikush mundet të ligjëroj në Fakultet të Arteve, dega: Skulpturë, me marrë rrogë prej shtetit, taksave tona, e me “formu” “skulptor” të këtij soji e të cilët shkojnë e krijojnë një “perlë” si kjo në shesh. Mosni ju lutem, nuk bëhet lojra me këto gjëra…”.