15:00 - 09 Qershor 2021

Kompania më gjigante e Telekomunikacionit në vend Artmotion, nuk ka të ndalur! Këtë radhë për të gjithë adhuruesit e futbollit Francez, sjell ekskluzivitetin dhe emocionet e Kampionatit të Ligue 1 nga 7 Gushti në kanalet sportive të platformës, Art Sport!

Nga 7 Gushti në shtëpitë e juaja Artmotion sjell magjinë e futbollit francez, League 1. Kampionati më emocional në Evropë vjen si dhuratë për abonuesit e saj! League 1, me yjet e rinj dhe futbollistin më të mirë në botë, Kylian Mbappé, është bërë spektakolare.  Mbappé, nuk është i vetmi që vallëzon në stadiumet mitike të Francës. Krahë tij e luan samban braziliani më i njohur i momentit, Neymar.  Me ta maten çdo fundjavë tre futbollistët  më të mirë kosovarë: Valon Berisha, Bersant Celina e Arbër Zeneli. Këta nuk janë yjet e vetëm që mbushin stadiumet plot me tifozë.  League 1 nxjerr më shumë se çdo kampionat evropian talent të rinj. Dëshmi e kësaj është skuadra e Lille që këtë sezon doli kampion duke e zbritur nga froni PSG-në. Futbolli francez tingëllon më bukur më koloritin e tifozëve. Ata qëndrojnë prapa  betejave që të adhuruarit e tyre shfaqin në arenat si: ” Stade Vélodrome” të Marsejë,  “Parc des Princes” në Paris dhe tempujt tjerë anembanë Francës.  Magjinë e League 1 me yjet aktual dhe ata që pritet të shndritin në sezonin e ri do ta shijoni në Artmotion nga 7 Gushti.

Artmotion sjell ekskluzivitetin e 18 ligave më të fuqishme botërore, ku së fundi ka fituar të drejtat ekskluzive të transmetimit të La Liga, Copa de Italia e Wimbledon dhe vazhdon të transmetojë ligat më të kërkuara si Champions League, Europa League ,Conference League, Superliga e Futbollit Kosovar, Superliga e Basketbollit Kosovar, Liga Unike,  NBA, Bundesliga, Kupa e Gjermanisë, Formula 1, Moto GP, Judo, One Championship e SporToto.

Artmotion me prurjet e fundit të ngjarjeve më gjigante sportive dëshmoi edhe njëherë se shtëpia e vetme e sportit ka vetëm një emër! Artmotion!