Një 25-vjeçar u arrestua në Michigan të martën pasi dyshohet se kërcënoi se do të kryente një sulm të dhunshëm nëse ish-presidenti amerikan, Donald Trump do të fitonte zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Prokurorët thonë se personi i njohur si Isaac Sissel kërcënoi në Qendrën Kombëtare të Operacioneve të Kërcënimeve të FBI-së në Virxhinia Perëndimore. Ai tha: “Unë do të kryej një sulm kundër ndyrësisë së krishterë konservatore në rast se Trump fiton zgjedhjet.”
“Kam ar15 të vjedhur dhe një objektiv që refuzoj ta përmendi, në mënyrë që të vazhdoj me planet e mia,” vazhdoi ai.
“Pa një viktimë specifike ose mundësi për të gjetur vendin ku kam fshehur armën, FBI nuk mund të bëjë asgjë derisa të përfundoj sulmin.”
Sissel do të bëjë paraqitjen e tij të parë në gjykatën federale sot. /Insajderi.org/