×
  • Showbiz
  • Show

    As muzika e as skena! Luizi zbulon i emocionuar ëndrrën e tij: Çfarë do të bëj nëse fitoj BBVA

    Insajderi
    28 April 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumë aludime ka se çfarë do ndodhë me jetën e Luizit pas daljes nga “Big Brother”. A do rikththet në muzikë? Do shkojë në SHBA? Do jetë në ekran? Do merret me diçka tjetër?

    E në fakt Luizi e ka diçka në plan. Diçka që nuk e kemi ditur. Është një ide biznies, por që ai e sheh si një investim më shumë se thjesht biznes.

    Në një bisedë me Kristin Luizi zbuloi se e ka pasur gjithnjë ëndërr të ketë një kopsht privat për fëmijë. Ai deklaroi se nëse fiton do hapë një kopsht sepse duket si kontribuon në rritjen e fëmijëve, edhe pse vetë nuk është edukator.

    “E kam ëndërr, Krist! Të hap një kopsht për fëmijë. E kam pasur gjithmonë. Gjithmonë e kam pasur qejf që të hap një kopsht, të marr 4-5 edukatore, një infermiere, dy sanitare, diku tek 7-8 vetë staf dhe me kamera gjithandej, sepse janë fëmijë dhe ke përgjegjësi të jashtëzakonshme. E kam pasur ëndërr sepse më duket sikur kontribuoj në rritjen e tyre, pavarësisht se unë nuk bëj asgjë sepse nuk do të jem edukator,” tha Luizi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark