Një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga Spanja. Prestigjozja “AS”, raporton se presidenti i Barcelonës po mendon për surprizën e madhe në merkato.
Mësohet se Joan Laporta ka darkuar me menaxherin Jorge Mendes dhe një nga temat e diskutimit ishte Cristiano Ronaldo.
Portugezi dëshiron të largohet nga Manchester United për të luajtur në Champions League dhe një pistë tashmë është edhe Barcelona.
Bayern Munich po vazhdon të bllokojë Lewandowskin, që kërkohet me ngulm nga Barcelona.
Në këto kushte, klubi katalanas mund të hedhë vështrimin te CR7, i cili prej vitesh ka qenë një nga rivalët më të mëdhenj të blaugranëve gjatë kohës që ishte pjesë e Realit.