Jasir Asani është rikthyer të gjejë rrugën e rrjetës në Hungari teksa shënoi në fitoren 2-0 të Kisvardës në shtëpi me rezultatin 2-1 ndaj Ujpest. Ish-sulmuesi i Partizanit festoi në minutën e 30-të teksa edhe pse në një kënd të vështirë ia doli të mposhtte portierin kundërshtar falë një goditje të fortë.
Asani nuk shënonte prej muajit shkurt, megjithatë tashmë duket se periudhë e errët është hedhur pas krahëve. Ky ishte goli numër pesë për Asanin në këtë sezon ndërsa ka grumbulluar 27 paraqitje me skuadrën hungareze.
Pas këtij rezultati, Kisvarda e Asanit renditet në vendin e dytë me 53 pikë teksa kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit, ekipi ka siguruar pjesëmarrjen në Europa Conference League.