×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ashensori është i vjetër…” – kryetari i Shoqatës së minatorëve jep detaje për ngujimin e rreth 40 prej tyre

    Insajderi
    10 April 2023 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 40 miniatorë kanë mbetur të ngujuar që nga ora 03:00 e mëngjesit në Minierën e Trepçës si pasojë e një defekti teknik që ka shkaktuar prishjen e ashensorit.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minierës së Trepçës, Ibrahim Jonuzi teksa pohoi se 10 prej tyre janë nxjerrur tashmë.

    Po është e vërtetë që janë ngujuar rreth 40 minatorë prej orë 03:00 të mëngjesit në ditën e sotme. 10 prej tyre kanë dalë nga dalja e dytë përmes shkallëve ndërsa 30 të tjerë qëndrojnë ende brenda, por pritet shumë shpejt, brenda gjysmë orë të nxirren. Kjo ka ndodhë për shkak një defekti Teknik me ashensorin e minierës”, ka deklaruar Jonuzi për Insajderi.

    Gjendja e tyre shëndetësorë është stabile ka thënë JOnuzi teksa ka shtuar se me ta po kontakotjnë përmes thirrjeve telefonike.  

    “Po jemi në kontakt me ta përmees thirrjeve telefonike”, tha ai.

    Derisa foli për defektin e shkaktuar ai potencoi se kjo po ndodh për shkak infrastrukturës së dobët brenda minierës.

    Është hera e dytë që po ndodhë ky rast, ashensori i minierës është i vjetër edhe, ska investime ky është shkaktari kryesor që po ballafaqohemi me të pa pritura”, ka thënë kryetari i Shoqatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark