×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Askush nuk e di arsyen, por komplikimet e shtatzënisë u rritën gjatë pandemisë

    Insajderi
    09 October 2022 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lauren Phillips, një avokate 32-vjeçare nga Brooklyn, kishte një shtatzëni të lehtë. Phillips, e cila është vegane ishte në gjendje të ecte tre milje në ditë gjatë gjithë kohës. E vetmja pengesë ishte se pavarësisht se ishte tre herë e vaksinuar, ajo u infektua me koronavirus në tremujorin e dytë të shtatëzanisë.

    Megjithatë, shtatzënia e saj vazhdoi pa incidente derisa ajo lindi një djalë të shëndetshëm 8 kilogramë në prill. Telashet nisën disa ditë më vonë, gjatë kohës kur po e ushqente djalin me gji ajo zbuloi se kishte preeklampsi, një ndërlikim i shtatzënisë që çdo vit rezulton në më shumë se 70,000 vdekje të nënave në mbarë botën. Normat e sëmundjes ishin rritur në mënyrë të qëndrueshme në Shtetet e Bashkuara për vite me radhë, por gjatë pandemisë, numri i rasteve u rrit, sipas mjekëve. Por, askush nuk e di saktësisht pse, shkruan The Uashington Post, transmeton Insajderi.

    Lauren Phillips, të cilës iu zhvillua preeklampsi

    Ajo që dihet është ndikimi i koronavirusit në shëndetin riprodhues, nga cikli menstrual dhe fertiliteti i një gruaje deri te efektet e mundshme në zhvillimin e foshnjës.

    Do të kalojnë dekada para se të dimë shkallën e efekteve të koronavirusit në shëndetin e njeriut. Por tani, më shumë se 2 vjet e 9 muaj që kur u shfaq – një periudhë në të cilën miliona shtatzëna janë infektuar me virusin të paktën një herë – studiuesit kanë vërejtur disa shenja pozitive, disa shqetësuese dhe shumë pika të tjera të të dhënave që ata ende nuk janë të sigurt se si të vlerësohen, veçanërisht pasi është e vështirë të ndash ndikimin e stresit të nënës gjatë pandemisë nga shkatërrimi i vetë virusit.

    Kërcënimi viral

    Koronavirusi nuk është virusi i parë që ka ndikuar në shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve. Gjatë pandemisë së gripit të vitit 1918, u rrit numri i lindjeve të foshnjave të vdekura dhe foshnjat e lindura vuanin nga nivele më të larta të problemeve kardiake.

    Ndër gjetjet kryesore të deritanishme në lidhje me SARS-CoV-2 – sipas shumë llogarive, virusi më i studiuar ndonjëherë që ka infektuar njerëzit – janë se fertiliteti duket i paprekur edhe nga infeksionet, edhe nga vaksinat. Cikli menstrual mund të ndryshojë tek gratë pas vaksinimit, por pastaj gjithçka rregullohet.

    Placentat

    Placenta është një organ në mitrën e nënës që siguron oksigjen dhe lëndë të tjera ushqyese për beben.

    Në pranverën e vitit 2020, kur zyrtarët shëndetësorë ende e quanin Covid-19 një sëmundje të frymëmarrjes, ideja që virusi mund të shkaktonte dëme në të (placentë) dukej e largët.

    Më pas, vjeshtën dhe dimrin e kaluar, Amy Heerema McKenney, një patologe e Klinikës Cleveland, filloi të marrë raporte për lindjet e vdekura. Rastet dukej se shfaqeshin nga hiçi dhe me shpejtësi.

    Një placentë normale është sfungjer dhe e errët, duke reflektuar gjakun ushqyes që rrjedh nëpër të. Derisa, në placentat e nënave që kishin humbur fëmijët, shihte se placenta dukej ndryshe. Çfarë ajo shihte ishte placenta të forta dhe me ngjyre të nxirë.

    Ata teorizuan se një rrjedhje e reduktuar e gjakut në placentë, së bashku me inflamacionin nga një infeksion koronavirus, “mund të shpjegojë pjesërisht lidhjen midis covid-19 dhe lindjes së vdekur”.

    Por, sapo Heerema McKenney dhe studiues të tjerë anembanë botës filluan të grumbullonin të dhëna dhe të diskutonin se si të reagonin, vala delta u tërhoq dhe kur mbërriti omicron, rastet thjesht u zhdukën.

    Preeklampsia

    Përveç rritjes së rasteve të lindjes së foshnjave të vdekura, u vë re edhe një rritje e preeklampsisë që paraqet një kërcënim shumë më të madh për shëndetin publik.

    Pre-eklampsia (shkurt PE) është një sëmundje që shfaqet vetëm në shtatzëni. Ajo mund të prekë bebin, nënën ose të dy bashkë në më të shumtën e rasteve. Mund të shfaqet në çdo moment pas javës së 20-të të shtatzënisë.

    • Tek nëna ajo mund të shkaktojë çrregullime me tensionin arterial (hipertension) dhe humbje të proteinave me urinën (proteinuria, albuminuria). Fillimisht këto çrregullime mund të jenë të heshtura, minore por më vonë mund të bëhen serioze.
    • Bebi në barkun e nënës mund të rritet më ngadalë në peshë (IUGR) ose mund të vuajë nga pakësimi i sasisë së oksigjenit që sjell placenta.

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark