×
  • Lajme
  • Lajme

    Askush nuk i ka përmendur sanksionet ndaj Serbisë, thotë Vuçiq nga Brukseli

    Insajderi
    26 October 2023 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Askush nuk i ka përmendur sanksionet ndaj Serbisë”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq nga Brukseli sonte pas takimit me liderët evropianë, shkruan Insajderi.

    Vuçiq në konferencën për gazetarët u shpreh se sanksionet i kanë përmendur të tjerët por jo BE.

    “Askush nuk i ka përmendur sanksionet ndaj Serbisë, kam dëgjuar se i kanë përmendur të tjerët, tha presidenti“, tha ai.

    Kur dikush është serioz, nuk mund të marrë vendime në emër të BE-së apo SHBA-së. Nuk më keni dëgjuar kurrë të bëj thirrje për vendosjen e sanksioneve kundër Prishtinës apo Sarajevës. Nuk e kam bërë kurrë këtë. Së pari, sepse unë jam një burrë i denjë. E nga ana tjetër, kur merren vendimet për sanksione, atëherë hyhet në një atmosferë të keqe nga e cila nuk është e lehtë të dalësh“, tha Vuçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark