Sulmuesi kosovar, Astrit Selmani e ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë që prej se u bë pjesë e ekipit rumun Dinamo Bukuresht.
Dinamo Bukureshti u përball sot (e martë) me Botosanin, në kuadër të raundit të gjashtë, i vlefshëm për betejën për mbijetesë.
Ekipi i Selmanit pësoi humbje me rezultat të ngushtë 2-1 me Selmanin që shënoi golin e vetëm në këtë takim për Dinamo Bukureshtin.
Për Selmanin ky ishte goli i parë me fanellën e ekipit rumun, që prej se u bë pjesë e tyre në shkurt të këtij viti nga ekipi izraelit Hapoel Beer Sheva.