×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ata që e shtyjnë alarmin janë më inteligjentë më kreativë dhe më të lumtur

    Insajderi
    08 November 2023 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Opsioni për shtyrjen e alarmit në përgjithësi ka një reputacion të keq

    Personat që e përdorin këtë opsion shpeshherë emërtohen si dembelë dhe të padisiplinuar, ndërkaq shumë njerëz besojnë se duke fjetur 10 minuta më shumë pasi të bie alarmi vetëm e dëmtoni ritmin tuaj cirkadian.

    Nëse jeni në mesin e këtyre njerëzve, atëherë shkenca ka një lajm të mirë për ju: ju mund të jeni shumë më inteligjentë, më kreativë, madje edhe më të lumtur sesa ata që zgjohen menjëherë posa të bie alarmi.

    Ky studim e ndërlidhë shtyrjen e alarmit me kreativitet, inteligjencë dhe me një shpirt të pavarur.

    Autorët e këtij studimi, Satoshi Kanazawa dhe Kaja Perina argumentojnë se ne jemi të adaptuar të jetojmë (dhe të flemë) sikurse paraardhësit tanë – që nënkupton të flemë herët dhe të zgjohemi herët – ndërsa aftësia për t’u adaptuar me jetën moderne është shenjë e një inteligjence të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark