×
  • LifeStyle
  • Astrologji

    Ata që ecin shpejt duhet ta dinë këtë

    Insajderi
    14 November 2020 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pse ngjan një lajm fantastik për shëndetin dhe fizikun, ka diçka që çalon tek e ecura shpejt! Studime të kryera së fundmi, pasi analizuan rreth 32 vende bazuar në shpejtësinë e ecjes së tyre, arritën në përfundimin se është jeta moderne ajo që na bën të jemi gjithë kohës me nxitim.

    Stresi është në nivele më të larta dhe pasojat në zemër s’mungojnë. Ecja e shpejtë në përditshmëri, na bën më pak të lumtur! Duke qenë me nxitim, ti nuk kujdesesh më për veten tënde, transmeton Lajmi.net.

    Telefonatat apo email-et që marrim bëjnë që të mos shohim ç’ndodh përreth nesh sepse duam të bëjmë shumë gjëra në një moment të vetëm. Psikologët thonë se të duash të mësosh dhe veprosh në shumë gjëra paralelisht s’ka asgjë të keqe, por nëse kjo bëhet kronike s’është më aq efektive sa dikur.

    Thjesht ngarkojmë veten dhe shtojmë gabimet. Si rezultat flasim dhe ecim më shpejt. Pasojat? Nivel i lartë stresi, ndjesi zhgënjimi apo trishtimi. Ç’mund të bëhet për të qetësuar veten dhe për t’ja nisur nga e para? Nëse të streson ideja e të qënit vonë për diku, krijoji vetes mundësinë për t’u nisur më herët. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Astrologji
    25 April 2024
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark