×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    “Ata që ta kanë lëshu lejen janë në burg”, hetuesit policorë ia prishin rehatinë në Brezovicë, pronarit të kompanisë “Rehatia”

    Insajderi
    12 October 2022 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekuestrimi i villës së pronarëve të “Rehatia” ka ndodh në kuadër të aksionit të Prokurorisë, për pasojë të të cilit dje dhe sot me shirita të Policisë janë rrethuar rreth 100 të tilla, shkruan Gazeta Insajderi.

    Fetah Pajazitit, pronarit të kompanisë “Rehatia”, hestuesit policorë ia prishën sot rehatinë në villën e tij në Brezovicë.

    Ai ishte duke qëndruar aty, kur hetuesit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, shkuan për t’ia sekuestruar villën, e cila është ndërtuar jashtë rregullave që i caktojnë ligjet e Kosovës për zonën e Sharrit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Çka është kjo, a muj me ditë çka”, pyet Pajaziti, hetuesin e shtetit.

    Ky i fundit i përgjigjet duke i thënë se “në zonën e dytë është i ndaluar rreptësishtë ndërtimi”, teksa Pajziti i habitur pyet: në zonën e dytë?

    Ndërkohë hetuesi vazhdon me pyetjen: e a keni ble, a e keni ndërtu?

    Pajaziti tregon se villën e ka ndërtuar, dhe ajo është në emër të babit të tij Ramadanit, bashkë me të cilin janë pronarë të kompanisë “Rehatia”, zbulon Gazeta Insajderi.

    “E kemi ndërtu, i kemi me leje me krejt”, sqaron Pajaziti para hetuesit, i cili i tregon se “ata që ta kanë lëshu lejen janë në burg”, dhe e njofton se “derën nuk po e bllokjmë, i ke tri ditë afat me i largu gjësendet”.

    Sekuestrimi i villës së pronarëve të “Rehatia” ka ndodh në kuadër të aksionit të Prokurorisë, për pasojë të të cilit dje dhe sot me shirita të Policisë janë rrethuar rreth 100 të tilla, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Rasti Brezovica, për Gazetën Insajderi ka folur prokurori i rastit Rasim Maloku

    Vikend-shtëpizat e ndërtuara ilegalisht në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri” u sekuestruan. Atyre iu ngjit shiriti i Policisë dhe iu ndaluan punimet. Pronarët e tyre do të njofton për sekuestrimin e tyre.

    Prokurori i operacionit “Brezovica”, Rasim Maloku, në një intervistë për Gazetën Insajderi tha se janë në pritje të vendimit të Gjykatës për rrënimin e tyre.

    “Ne do të paraqesim kërkesën tek gjykata për rrënimin e tyre. Është vendimi përfundimtar i gjykatës që me i rrënu këto objekte, është çështje ligjore dhe besojmë që edhe gjykata do të marr vendim për rrënimin e tyre”, tha ai.

    Maloku tregoi për aksionin e ndërmarr dje në këtë zonë.

    “Është duke vazhduar aksioni në rastin “Brezovica”. Jemi duke bërë sekuestrimin e të gjitha Vikend- shtëpizave që gjenden të ndërtuara në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri”, ku është i ndaluar ndërtimi  por për shkak të veprimit korruptive të zyrtarëve është ndërtuar edhe në këtë zonë dhe tani pas një inspektimi qe kemi bërë muajin e kaluar jemi duke bërë sekuestrimin e objekteve”.

    Ndonëse nuk i bëri të ditur me emra, Maloku tha se pronarët e këtyre villave janë personat që po hetohen nga prokuroria. Disa nga ta janë në paraburgim e disa me masa të tjera.

    “Disa nga të dyshuari janë nën hetim disa janë në paraburgim e disa në masa te tjera. Vikend-shtëpizat e sekuestruara që janë rreth 80, disa nga to ishin në fazën fillestare të ndërtimit, disa në përfundim e disa të përfunduara. Rreth 80 vikend shtëpiza do të sekuestrohen. Disa janë në fazën fillestare disa janë të përfunduara e disa në përfundim. Kjo është kurorëzim i të gjitha aksioneve, efekti të gjitha operacioneve janë sekuestrimi i këtyre villave”.

    Brezovica konsiderohet si një prej qendrave më të mëdha të turizmit dimëror në Kosovë dhe njihet për qendrën e skijimit.

    Ajo gjendet në Komunën e Shtërpcës dhe bën pjesë në Parkun Kombëtar “Sharri”.

    Shiko edhe:

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark