×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Atentat ishte planifikuar edhe ndaj Isa Mustafës”, zbulon ish-këshilltari i tij

    Insajderi
    19 September 2022 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati Besnik Berisha, i cili ishte edhe ish-këshilltari i Isa Mustafës ka zbuluar se ishte planifikuar atentat edhe ndaj tij në kohën sa ishte kryeminstër.

    Ai ka thënë se Kurti nuk është i vetmi duke kujtuar kohërat kur ishte këshillar i Mustafës.

    “Kurti nuk eshte i vetmi kryeminister i Kosoves per te cilin dyshohet se ishte planifikur atentat ( nese vec ka qene e vertete kjo).Situate e njejte ka qene edhe me ish Kryeministrin Mustafa.  Detajet i dine organet e sigurise me te cilat une si keshilltar i tij kam bashkepunuar ngushtesisht ne hetimin e ketij rasti”, tha Berisha.

    Ndryshe Televizioni A2Cnn, në Shqipëri ka publikuar sot një artikull përmes së cilit njofton se në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar se ekziston një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria.

    Pretendohet se sipas këtij plani personi i dyshuar për të kryer vrasjen është Prek Kodra, shtetas shqiptar.

    “Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet”, thuhet në shkrimin e publikuar nga A2Cnn.

    Prek Kodra, siç citohet dokumenti nga A2Cnn, theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark