×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Atentati te rruga C- gjendet arsenal në veturën e djegur të atentatorëve

    Insajderi
    14 June 2023 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën ‘C’ në Prishtinë.

    Insajderi merr vesh se në veturën që është kryer krimi dhe u largua nga vendi i ngjarjes ndodheshin me shumë se një person. Ata kishin ikur në drejtim të Graçanicës, por Policia nuk ka arritur qe ti kapë. Sipas burimeve, vetura me të cilën dyshohet se u krye krimi, është gjetur e djegur nga Policia.

    Ndërsa, Sinjali raporton se në automjetin që të dyshuarit ia vënë flakën, zyrtarët policorë kanë gjetur dy kallashnikovë, armë këto të cilat dyshohen se janë përdorur për vrasjen e viktimës.

    Në këto momente po punohet nga njësitet e forenzikës edhe në identifikimin e viktimës ndaj të cilës është shtëne me breshëri plumbash.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark