×
  • Showbiz
  • Show

    Atilla flet pas darkës me Drenushën, tregon çfarë i tha e dashura e tij e re

    Insajderi
    24 November 2024 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, në “Big Talk” ka folur për takimin me Drenushën, darkën si dhe marrëveshjet që arritën për hir të fëmijëve të tyre.

    I njëjti ka folur pas këtij takimi, duke thënë se është e pashmangshme që të mos kenë komunikim si prindër që janë.

    “Mirë po ndihna. E kemi pritur. Nuk na ka marrë mendja që bëhet kaq publike. Ka qenë e pashmangshme marrëveshja jonë si prind. Më vjen mirë, ju falënderoj juve që e realizuat kaq shpejt”, u shpreh ai.

    Tutje tha: “Normal që brengoset për fëmijët e vetë. E kam përgatitur pak vajzën që do të ketë kontakt me nënën, e ka ditur dhe mund të them që e kam parë një lloj lehtësimi te fëmijët. Djali e ka parë”.

    “Djali e ka përjetuar pak më rëndë, normal që mosha. Nuk është e lehtë as për të. E kemi një detyrë që të punojmë për ta”, vazhdoi Atilla.

    Sa i përket partneres së tij të re, Atilla theksoi se i di të gjitha dhe se është dakord për çdo gjë.

    “Realiteti është i pashmangshëm, me Drenushën i kam dy fëmijë. Është puna që e ka ditur është dakord”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark