×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Atiq e quan terrorist sulmin e mbrëmshëm me granatë dore ndaj objektit të Komunës

    Insajderi
    27 June 2023 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm me granatë dore ndaj objektit të komunës.

    Atiq e cilësoi këtë sulm terrorist, teksa shtoi se institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla.

    Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta trajtojnë me urgjencë këtë rast.

    “Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës sonë është padyshim sulm i organizuar terrorist. Këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin. Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla. Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar Atiq në një postim në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark