×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nuk është e vërtetë që i shkruan”, Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së

    Insajderi
    02 May 2024 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, ka mohuar se është Dejona Mehali ajo që shkruan fjalimet e e deputetëve të kësaj partie.

    Ajo tha se janë gjashtë këshilltarë që merren me fjalimet dhe asistimin e deputetëve.

    “Nuk është e vërtetë që i shkruan fjalimet, veç që ta dini. Ata mundem me garantu sepse jam drejtuese e grupit dhe kabinetit në të cilin janë gjashtë këshilltarë, të cilët merren me fjalimet dhe me asistimin e deputetëve në rastet e fjalimeve dhe me organizimin e skenarit për seancën ku kemi më shumë se një folës, sikur sot që ka debat, në të cilin parashihet lista e folësve dhe debutuesve në mbledhjen e grupit që besoj secili GP duhet ta kishte dhe natyrisht koordinimi me politikat të cilat janë të organizatës dhe orientimin që e kemi për secilin debat. Prandaj, nuk është Dejona që i shkruan fjalimet, ka pasë shumë banalizma me emrin dhe prezencën e saj, është interesant se ku përmendet, më duket se në emision te ti e kam thënë që ka pasë një progres në shoqërinë kosovare, se prej referencës tek emrat e komandantëve dhe personat e fortë që kanë qenë subjektet e mëhershme politike, tash përmenden gratë”, tha ajo në “Pressing”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark