×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ATK-ja këtë vit grumbulloi 842 milionë euro të hyra

    Insajderi
    28 December 2023 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Administrata Tatimore e Kosovës këtë vit ka grumbulluar 842 euro të hyra. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka një rritje për 118 milionë euro apo 16 për qind.

    Të dhënat u bënë të ditur nga drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, në konferencën e fundit për këtë vit së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati.

    “Kontributet pensionale janë 273 milionë euro, ndërsa së bashku me kontribute kapin shifrën e 1.1 miliardë euro. Viteve të fundit kemi kurorëzuar shumë suksese. Inkasimi i borxheve këtë vit është 163 milionë euro, ndërsa tatimi, ndëshkimi e i tërësi kapin shifrën e 529 milionë euro. Punë të madhe ATK-ja ka kryer edhe në luftën kundër evazionit tatimor”.

    Sipas Murtezajt, gjatë këtij viti janë kryer 212 aktivitete për shmangie tatimore, 1 bastisje, 22 raste të hapura nën dyshimin e shmangies tatimore, 42 kallëzime penale, 76 raporte informuese për Prokurorinë e 14 aksione së bashku me institucionet tjera ligj zbatuese.

    Ndërsa sa i përket aktiviteteve përmbushëse, këtë vit janë shqiptuar 715 gjoba për mallin pa origjinë në vlerë prej 4.9 milionë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark