×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Atlasit etnografik i fshatit në Kosovë”, nismë e re dhe e madhe e Institutit Albanologjik

    Insajderi
    12 July 2023 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Atlasi etnografik i fshatit në Kosovë” është projekt i ri madhor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, në të cilin do të jenë të përfshirë punonjësit shkencorë të dy degëve të këtij institucioni të lart akademik dhe kërkimor në Kosovës, si Dega e Etnologjisë dhe ajo e Folklorit.

    Gjatë veprimtarisë kërkimore do të ketë ekspedita të ndryshme në territorin e Kosovës, ku do të mbedhën të dhënat e mjaftueshme nga terreni për hartimin e atlasit e nevojshëm etnografik për vendin tonë.

    Në vazhdën e kësaj veprimtarie kërkimore, ekipi hulumtues i “Atlasit etnografik të fshatit në Kosovë” për katër ditë me radhë e vazhdoi hulumtimin në Junik e në stanet e Gropës së Erenikut si dhe në fshatrat e Rugovës: Shtupeç i madh, Stankaj e Drelaj.

    Përveç pamjeve të natyrës mahnitëse të kësaj pjese të bukur të Kosovës, kontaktet e reja me subjekte nga terreni, takimet e përzemërta me banorët e zonës, rrëfimet e tyre, përjetimet, ngjarjet, mikpritja e hapur e dashamirëse për të gjithë ne që shkuam t’i vizitonim e të regjistronim kujtesën e tyre, për të kaluarën e për ndryshimet që po pëson çdo ditë jeta në fshat e në stane, të gjitha këto, dhe shumë e shumë të tjera, po bëhen çdo herë e më tepër njësi të dokumentuara.

    Fryma bashkëpunuese e kolegiale që po e përcjell ekipin në këto hulumtime është për t’u përshëndetur dhe falënderuar secilin për kontributin në punë e në komunikim kooperues.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark