Atletico Madridi me mund të madh ka arkëtuar tre pikë në duel me Cadizin, në takimin e javës së 8-të të kampionatit spanjoll.
Ndeshje e fortë e me pesë gola në Madrid.
Një Cadiz që gati bëri befasinë, udhëhoqi me 0:2 por humbi.
Për Atleticon shënuan Correa (32′ e 66′), Molina (46′) dhe për mysafirët realizuan Lucas Pires (12′) e Marti (27′).
Atletico është në vend të katërt me 16 pikë e Cadiz në të 12-tin me 9 sosh.