Xavi Hernandez thuhet të ua ketë mbyllur derën drejtuesve të Chelseas për transferimin e sulmuesit, Pierre Emerick Aubameyang.
Londinezët kishin shprehur interesim për sulmuesin gabonez dhe mesfushorin Frenkie de Jong dhe thuhej se ishin afër zyrtarizimit të tyre.
Mirëpo, sipas “AS” Aubameyang do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona, pasi që ai është pjesë e planeve të teknikut spanjoll.