Sipas Dobrindt ”Audi” ka testet për ndotje në Gjermani dhe Evropë
Prodhuesi gjerman i automjeteve luksoze “Audi” ka instaluar në program ilegal në automjetet e tij diesel për të mashtruar testet për ndotje në Gjermani dhe Evropë, deklaroi sot ministri gjerman i Transporteve, Alexander Dobrindt.
“Audi” ka qenë për një kohë të gjatë në fokus të një serie ndërkombëtare hetimesh për skandalin e mashtrimit në testet për ndotje, që doli në shtator 2015 kur prodhesi partner i automjeteve, “Volkswagen”, që pranoi se ka bërë manipulime të testeve për rreth 11 milionë automjete në të gjithë botën.
Në mars, hetuesit gjermanë filluan një hetim të gjerë në zyrat e “Audi”-t, duke u nisur nga dyshimet për mashtrim të lidhura me skandalin që preku grupin “Volkswagen”.