Audi Q3 i ri, sipas revistës së njohur gjermane “Auto Bild”, do të dalë për shitje vitin e ardhshëm dhe do të jetë më i madh në krahasim me modelin aktual dhe pak më i lehtë pasi që pretendohet që të vjen me platformën MQB.
Gjithashtu, sipas revistës thuhet se ky model do të vijë me më shumë hapësirë në interier dhe bagazh më të madh prej rreth 400 litra, dhe, ndër të tjera, përmendet edhe instrument-tabela digjitale dhe një ekran Head-up.
Sa i përket motorit, “Auto Bild” shkruan se, në dispozicion do të jetë motori benzinë 2.0-litër me kapacitet prej 252 kuajfuqi dhe motori dizel me 204 kuajfuqi, si dhe motori Turbo me pesë cilindra e 340 kuajfuqi për Audi SQ3 dhe me 400 kuajfuqi për versionin sportiv RS Q3, shkruan Express.
RS Q3 për dallim nga Q3 standard do të vijë me eksterier më tërheqës, rrotat më të mëdha, amortizatorët sportiv me ajër, frenat më të forta, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe me interier të modifikuar, transmeton Koha.net. Duhet përmendur edhe dritat LED, një sërë sistemesh për ndihmë të shoferit, si dhe uljen e shpenzimeve të karburantit dhe emetimit të dyoksid të karbonit.
“Auto Bild”, po ashtu, shkruan se në dispozicion do të jenë edhe dy versione të tjera: Q3 e-tron me sistemin hibrid të tërheqjes për vitin 2019, i cili do të kombinojë motorin Turbo dhe motorin elektrik ku në total do të jetë me kapacitet prej 220 kuajfuqi, si dhe versionin tërësisht elektrik i cili ndoshta mund të ketë teknologjinë e njëjtë sikur të modelit elektrik e-Golf.