Prodhuesi gjerman “Audi” njoftoi sot tërheqjen e 850 000 automjeteve me naftë për të ulur emetimet e tyre të ndotjes, disa orë pas një iniciative të ngjashme nga konkurrenti i tij “Daimler”.
“Kjo tërheqje e vullnetshme nga filiali i ‘Volkswagen’, falas për klientët, përfshin automjetet e pajisura me motorë V6 dhe V8 TDI duke iu përgjigjur normave Euro 5 dhe Euro 6 (më të fundit), në Evropë, por gjithashtu dhe në vende të tjera të paspecifikuara jashtë SHBA-së dhe Kanadasë”, theksoi kompania në një komunikatë.
Mes automjeteve të tërhequra bëjnë pjesë makina të markës “Volkswagen” dhe “Porsche”, të tjera marka të grupit “Volkswagen”, të pajisura me këta motorë.