×
  • Lajme
  • Insajderi

    Auditori: Telekomi ka vazhduar trendin e operimit me humbje për shtatë vite me radhë

    Insajderi
    05 July 2022 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Telekomi i Kosovës është cilësuar nga Zyra e Auditorit si Ndërmarrja Publike që ka rezultuar më më së shumti humbje i pasojë e keqmenaxhimit në pasqurat financiare për vitin 2021, shkruan Gazeta Insajderi.

    Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se nga auditimet e bëra në Telekomin e Kosovës, kanë rezultuar humbje prej 10.8 milionë euro.

    Kjo është shifra më e lartë e gjetjeve nga auditori për vitin 2021.

    Raporti ka rezultuar me 29 rekomandime, prej tyre 17 janë rekomandime të reja, 9 të përsëritura
    dhe 3 pjesërisht të përsëritura.

    Sipas raportut të publikuar, Ndërmarrja ka pësuar humbje për vitin që përfundon me 31 dhjetor 2021 në vlerë prej 10,829,000€. (2020: 18,727,000€.

    Paravrësisht gjetejve nga raportet e viteve të kaluara, në këtë raportu thuhet se Ndërmarrja e ka vazhduar trendin e operimit me humbje për shtatë (7) vite me radhë dhe humbjet e akumuluara deri me 31 dhjetor 2021 janë në vlerë 76,264,000 Euro.

    Përveç kësaj, me 31 dhjetor 2021 detyrimet rrjedhëse tejkalojnë pasuritë aktuale për shumën prej 52,605,000Euro (2020: 66,233,000€).

    Sipas raportit të Auditorit, kanë gjetur shkelje në transaksione ku sipas konkluzioneve thuhet se nuk ishin në përputhje me:

    A10 Ndërmarrja nuk ka finalizuar pasqyrat financiare për vitin 2021, deri me datën 22.04.2022, kur edhe është bërë aprovimi i tyre nga Bordi Drejtues, edhe përkundër kërkesave ligjore që të njëjtat të jenë të nënshkruara dhe aprovuara me datën 15 mars 2022.

    C2 Si rezultat i ndryshimeve me aneks të kushteve të kontratës bazë në disfavor të kompanisë, për vitin 2021 kompania kishte paguar 155,156€ shpenzime të provizionit ndaj Partnerit afarist.

    C3 Ndërmarrja, përveç pagesës së provizionit dhe bonuseve, kompenson partnerin afarist edhe me një tarifë fikse prej 1.2% të shitjeve mujore për shpenzimet e marketingut që partneri i ka

    kryer emër të kompanisë, por nuk merr asnjë raport kthyes/pranimit për këto shpenzime.

    Kostoja e tyre për vitin 2021 ishte 49,845€.

    Raporti i plotë


    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark