×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Autobusi rozë në rrugët e Prishtinës: Kush e bën monografinë, në tetor udhëtojnë falas me “Trafikun Urban”

    Insajderi
    18 September 2023 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autobusi ngjyrë rozë ka filluar qarkullimin të hënën në kryeqytet

    Nisja është bërë në rrugën “Luan Haradinaj”, konkretisht te New Born e gjithë kjo në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.

    Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku bëri të ditur se shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”.

    Ai ka falënderuar ekipet e basketbollit të Trepçës e Pejës, lojtarët e së cilave do të veshin bluzat “Race for the Cure Prishtina 2023” në shenjë mbështetje për fushatën e vetëdijësimit kundër kancerit të gjirit.

    Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj tha se ë gjithë që bëjnë monografinë në tetor udhëtojnë falas me “Trafikun Urban”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark