×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Autoritar. Ka sjellje të pa takt me kurdët”, a do t’i përsërisë sonte kritikat e njëjta vizitori i Pallatit të Erdoganit?

    Insajderi
    03 February 2023 - 16:31

    Autoritar është dikush që kërkon bindje të plotë ndaj autoritetit të të tij dhe refuzon të lejojë lirinë e veprimit sipas dëshirës së qytetarëve. Kështu e përkufizon fjalori i Kembrixhit termin “Autoritar”, shkruan Insajderi.

    Për asobote opozitarin Albin Kurti, sot Kryeministër, i tillë ishte presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilin do ta takojë sot në Turqi ku do të zvhillojë takimin e tij të parë zyrtar në këtë vend.

    Në foltore të Kuvendit të Kosovës e nëpër intervista në media, Albin Kurti, nuk kursehej fare në cilësimet që bënte për Erdoganin si një politikan autoritar e autokrat.

    “Nuk mund të them që Turqia është një vend demokratik. Më shumë është një vend me autokraci, por nuk është as diktaturë. Dhe, fatkeqësisht jetojmë në kohën kur autokracitë janë në modë”, shpjegonte ai në një intervistë në Top Chanel.

    Specifikish, “Erdogani është autokrat i Turqisë”, brohoriste ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës, liderin të cilin sot do ta takojë.

    Veç kësaj, ai kishte vlerësime të presidentit turk edhe në lidhje me kurdët.

    “Besoj se sjellja e tij ndaj kurdëve, pa takt, në njërën anë dhe këto pasojat tash të këtij puçit të dështuar me arrestime, përjashtime shumëshifrore gjithnjë e më shumë po e etablojnë në atë pozitë”, shprehej Kurti./Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark